Biznesmenët kosovarë në Zvicër me investime të reja në Kosovë

3 vite më parë

Biznesmenët kosovarë në Zvicër me investime të reja në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër të prirë nga Fehmi Fetahu, Qamil Isufi, Agim Maka dhe Nazmi Jakurti, themelues dhe këshilltar ligjor i Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër.

Ata e kanë përgëzuar atë për marrjen e detyrës së kryeministrit dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje.

Kryeministri  ka thënë se në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë impelmentim në afate optimale.

Afaristët e kanë informuar të parin e Qeverisë së vendit për investimet e tyre në projekte të reja, ndërsa ai u ka thënë atyre se do ta kenë partner Qeverinë e Kosovës./AktivPress