Bislimi thotë se Thaçi dhe Hoti e kanë gërryer sovranitetin e Kosovës

1 muaj më parë

Bislimi thotë se Thaçi dhe Hoti e kanë gërryer sovranitetin e Kosovës

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratave të nominuarit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti.

Hoti gjatë ditës ka thënë se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë.

I pari i MFT-së i cili është njëherësh edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se presidenti Hashim Thaçi, si dhe ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, po e gërryjnë sovranitetin e Kosovës.

Bislimi reagoi edhe ndaj të parit të shtetit, i cili sot tha se vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit, për masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë po i sheh si vendime të gabueshme strategjike përmes të cilave Kurti po vazhdon mashtrimet e tij patriotike.