Biskota të shkrifëta me arrë kokosi për 2 minuta

4 muaj më parë

Biskota të shkrifëta me arrë kokosi për 2 minuta

Të shpejta, të shijshme, të shkrifëta, zgjedhje perfekte për të ëmbëlsuar familjen ose mikeshat gjatë një ftese për kafe apo çaj. Shihni videorecetën dhe nisni nga puna:

Përbërësit:

160 g arrë kokosi 100 g sheqer

100 g gjalpë

2 vezë

4 lugë miell

Vanilje

Në tas rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, arrën e kokosit pluhur, miellin dhe vaniljen. Formojmë brumin dhe i japim formë rrumbullake, i shtypim pak dhe i vendosim në tavë. I pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 15 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.