Big Mama u nda nga i dashuri pak para dasmës, ja cila ishte arsyeja

2 vite më parë

Big Mama u nda nga i dashuri pak para dasmës, ja cila ishte arsyeja

Kur ishim të sigurt se Big Mama do të finalizonte në martesë lidhjen e saj të dashurisë,  këngëtarja tregoi në emisionin “Thumb” se i ka dhënë fund romancës së saj.

Pasi ka dhënë lajmin e ndarjes, Big Mama në një tjetër intervistë për “RTV 21” ka treguar arsyen që e ka çuar drejt ndarjes me partnerin e saj.

Big-u është shprehur se nuk ishte një lidhje e shëndoshë, dhe se nuk do të funksiononte. Prandaj ata i kanë dhënë fund, duke vazhduar secili jetën e vet.

“Gjithçka ka marrë fund dhe jam lodhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht… Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund. Ai të vazhdojë rrugën e vet, e unë në rrugën time. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët mund të më marrin në telefon!”,– është shprehur Big Mama.