Biden vlerëson se Bosnja mund të jetë e suksesshme vetëm me ndihmën e palëkundur të SHBA-së

1 muaj më parë

Biden vlerëson se Bosnja mund të jetë e suksesshme vetëm me ndihmën e palëkundur të SHBA-së

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Joe Biden, vlerëson se për të pasur sukses Bosnjë-Hercegovina duhet një përkrahje e palëkundshme e SHBA-së, e që në drejtimin e presidentin Donald Trump nuk ka ndodhur kjo.

Biden është kundërkandidat i Trumpit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor.

“Joe Biden e di se për Bosnjë-Hercegovinën që të ketë sukses, duhet një përkrahje të palëkundur nga SHBA-ja. Për fat të keq, nën drejtimin e presidentit Trump, ndikimi i SHBA-së në rajon është zbehur pasi administrata e ka hedhur Bashkimin Evropian si një kundërshtar strategjik dhe ka vënë në dyshim vlerën e Aleancës së NATO-s. Joe Biden do të mbledhë partnerët e Bashkimit Evropian dhe NATO-n për të zhvilluar së bashku një strategji për të drejtuar Ballkanin Perëndimor drejt institucioneve Euro-Atlantike. Joe Biden e di se tani është koha për një lidership të guximshëm dhe të vendosur të SHBA-së që të nxisë reforma dhe pajtim, dhe të riangazhohet në arritjen e synimit tonë afatgjatë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe. Joe Biden gjithmonë ngrihet kundër urrejtjes dhe mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë e Hercegovinës”, është shkruar në atë se si e sheh Bideni marrëdhënien e SHBA-së me Bosnjë-Hercegovinën.

Nga fushata e Bidenit thuhet se Biden është dëshmuar si mik i Bosnjë-Hercegovinës si në kohët e errëta të luftës e ashtu edhe në betejën për stabilitet dhe drejtësi.

Biden e sheh si interes të Amerikës që Bosnjë-Hercegovina të qëndrojë si e tërë dhe të lëvizë në drejtim të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.