Bianchi komenton transferimin e Muriqit te Lazio: Kam besim te Tare, Muriqi është lojtar i mirë

2 javë më parë

Bianchi komenton transferimin e Muriqit te Lazio: Kam besim te Tare, Muriqi është lojtar i mirë

Ish-futbollisti, Ronaldo Bianchi, ka komentuar transferimin e Vedat Muriqit te skuadra e Lazios.

Ai ka besim te drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, se ka bërë blerjen e duhur, me sjelljen e Muriqit në Romë, raporton La Gazzetta dello Sport, transmeton Klan Kosova.

“Unë kam shumë besim te Tare, i cili për mendimin tim është një drejtor i shkëlqyeshëm sportiv”, tha ai.

“Nëse ai ka shpenzuar shumë për të, ai padyshim është i bindur për cilësitë e tij. Besojë se mund të shkojnë mirë me Immobilen”.

“Muriqi është një lojtar i mirë në mbrojtjen e topit, duke pasur parasysh madhësinë e tij fizike, ai mund të marr disa mbrojtës dhe të krijojë hapësirë për shokun e tij të skuadrës”.

Muriqi gjatë ditës së djeshme ka kryer testet mjekësore, ndërsa sot pritet të finalizohet marrëveshja pesëvjeçare me Lazion.