Beteja në instagram/ Ato që shfaqin trupin për më shumë klikime

2 muaj më parë

Beteja në instagram/ Ato që shfaqin trupin për më shumë klikime

Beteja për të rrëmbyer fansat në rrjetet sociale, po i shtyn edhe shumë personazhe të shou bizit të konsideruara deri më tani si ‘konservatore” të ndajnë me publikun shumë më tepër nga intimiteti i tyre.

Ato janë të gatshmë të tregojnë trupin me bikiini, të hedhin tutje turpin edhe në moshë kur bashkëmoshataret e tyre janë bërë gjyshe, të tregojnë gjijtë kur janë duke ushqyer fëmijët e porsalindur. Dhe e gjitha kjo për pak më shumë vëmendje nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale të cilat po cmendin jo vetëm vajzat e reja, por edhe ato që mendonim se do të vdisnim pa i parë njëherë me rroba banje.

Kështu pak ditë më parë këngëtarja Irma Libohova,  59-vjeç pozoi me bikini e shtrirë në breg të detit të Jonit, duke vënë në pah linjat e saj perfekte trupore. Atë që se kishte bërë në gjashtë dekada të jetës së saj, u detyrua ta pranojë për hir të instahramit.

 

Nuk zgjati shumë dhe Eli Fara rrefuzoi të mbetej mbrapa. Rreth 6 vite më e vogël këngëtarja nga Korça guxoi edhe ajo të shfaqë trupin, po në bregdetin e jugut, gjithnjë me rroba banje.

Në fakt fotoja e saj u postua nga e bija kontraverse që ka mbi 47 mijë fansa në llogarinë e saj në instagram ku pjesa më e madhe e fotove janë me trupin jashtë (poshte).

Kurioize është se megjithëse pozat e Marinës janë shumë më erotike dhe pozicionet e saj më joshëse, fotoja ku Eli Fara shfaqet me bikini kanë marrë tre fishin e pëlqimeve të atyre të së bijës. Me siguri prej faktit se pamje të filla kanë qenë të ndaluara për shumë kohë.

 

Edhe Alketa Vejsiu e ka flakur tejë kostumin e konservatores. Ndonëse është përfshirë në postime lidhur me promovimin e turizmit në jug të vendit, duke nxjerrë në instagramin e saj foto dhe video nga plazhet më të bukura, ajo ka zgjedhur të ushqejë fansat e instagramit edhe duke zbuluar shumë më tepër sesa zakonisht hiret e trupit të saj. Si rrallë ndonjëherë ajo ka postuar një foto me rroba banje në breg të detit.

Për të gjetuar një foto tjetër të moderatores ku ajo i thërret në ndihmë joshjes femërore duhet të kërkosh deri në verën e vitit 2017 (foto e dytë poshtë), ndonëse edhe aty ajo ka treguar shumë më pak se tani. Eshtë e vështirë të thuhet nëse ky guxim tej normales i Vejsiut vjen nga fakti se të gjitha moshataret e saj duan të tregojë se vitet ikin me vështirësi, apo thjesht si bonus për ndjekësit e saj të shumtë.

 

Ndërsa prezantuesja Klea Huta ka zgjedhur një metodë tjetër për të fituar betejën për më shumë vëmendje. Ajo ka arritur te marre edhe me shume se 28 mije pelqimet e Alketes duke nxjerre ne llogarine e saj në instagram një foto duke i dhenë gji djalit te saj te vogel Krid, në formë të “shpenguar” ne makine.

Foto aspak e rastesishme qe ekspozon një moment shume intim, tashme po thyen rrjetin me mbi 30 mije pelqime ne pak kohë.

Dhe ska si të ndodhë ndryshe. të gjitha moshat janë futur në garë, sepse për të kapur sa më shumë ndjekës, gjë që nuk përbën vetëm një vanitet por mbi të gjitha një biznes, duhet të jesh e detyruara të zhvishesh gjithnjë e më tepër nga inteimiteti dhe ajo që të përket vetëm ty./Lapsi.al