Besa e Pejës fituese e turneut “Adem Jashari”

4 vite më parë

Besa e Pejës fituese e turneut “Adem Jashari”

Skuadra e Besës së Pejës është fituese e turneut “Adem Jashari” në futsall. Skuadra nga Peja arriti që në finale të mposhte Prishtinën nga gjuajtja e penalltive.

Rezultati pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve u mbyll 1 me 1, ndërsa nga penalltitë Besa arriti fitore me rezultat 2-1.

Më poshtë mund ta lexoni rrugëtimin e skuadrave finaliste drejt finales së madhe, ndeshje këto që u zhvilluan në Palestrën Sportive “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen e parë Prishtina iu gëzua fitores në duel me Prizrenin pas penalltive, 3:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 3:3. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Besa ishte më e mirë se Drenica, duke e mposhtur me rezultat 7:5.