Berisha rrëfen pengun që i ka ngelur 22 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit

3 javë më parë

Berisha rrëfen pengun që i ka ngelur 22 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit

Ish-kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ka rrëfyer në emisionin Tempora në RTV Ora pengun e tij 22 vjet pas vrasjes së pishtarit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Berisha tha se i vjen keq që edhe sot pas 22 vitesh nuk janë gjendur porositësit e vrasjes. Ndërsa akuzoi ish kreun e SHIK, Fatos Klosi, si organizator në ekzekutimin e Hajdarit.

Berisha: Pengu i vetëm që kam është se ata të cilët e urdhëruar vrasjen e shekullit ata mbetën pa u zbuluar, kurse vrasësit dhe ekzekutorët e projektit të hakmarrjes ndaj Hajdarit ata kanë marrë dënimin që të gjithë, ose nga gjykata ose nga ata të cilët i futën të kryejnë krimin e shekullit. I sigurtë të jeni ju, një nga pjesëmarrësit jo direkt, është Fatos Klosi. Mjafton të lexosh deklaratat e tij dhe kupton që ai ka qenë organizator. Problemi është se këta i ekzekutuan një pjesë të mirë që morën pjesë në ekzekutim, të tjerët që u dënuan ndoshta nuk ishin ata që kishin marrë porositë. Kjo që ndodh tani është thjeshtë një përpjekje e Ramës për të ekzekutuar për herë të dytë Azem Hajdarin, si akt hakmarrjeje që ai ju bëri etërve të Edi Ramës.