Berati ndër 30 vendet më të bukura në Evropë

2 vite më parë

Berati ndër 30 vendet më të bukura në Evropë

Agjencitë japoneze të turizmit kanë listuar 30 qytetet më të bukura në Europë dhe vendi i dytë i takon Shqipërisë, me Beratin e “një mbi një dritareve”.

Tendencat e turistëve japonezë ka zgjedhur t’i publikojë prestigjiozja britanike Telegraph. Ajo shkruan se mes 30 qyteteve dhe fshatrave të listuar gjendet vetëm një destinacion britanik dje ky është Conëy, në Ëales.
Për turistët japonesë këto destinacione duhet përbëjnë tendencat e këtij viti. Ato janë përzgjedhur nga 300 agjenci që janë pjesë e JATA-s ( Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit), që duan të promovojnë turizimin në vendet e vogëla të Europës.
Në vendin e parë në këtë listë nuk gjendet ndonjë vend anglez ose skocez, por qyteti Kilkenny, në Irlandë.
“Në brigjet e lumit Nore në krahinën e Leinster ndodhet Kilkenny që edhe pse konsiderohet si një qytezë ka përmasat e një qyteti të madh. Ndërsa pasuritë e saj përmenden kështjella e qytetit, katedralja e St. Canice dhe muret e saj mesjetare.

Vendi i dytë i takon Beratit, Shqipërisë.
Lagjja Mangalem, ndodhet në qytetin e Beratit, në Shqipëri dhe shtrihet në brigjet e lumit Osum. Është një pasuri që mbrohet nga UNESCO. Në kohën mjesetare ka qenë qytet kufi me Perandorinë Bizantine dhe këtë e dëshmon edhe kështjella e saj.
Më pas në renditje vijnë qytete si Civita di Bagnoregio në Itali, Procida në Itali, Conëy në Ëales, Lech në Austri, si dhe Hindeloopen në Holandë. /monitor/