Beniada tregon çfarë ndjen për Arditin pas puthjes në buzë gjatë ceremonisë së dasmës

1 muaj më parë

Beniada tregon çfarë ndjen për Arditin pas puthjes në buzë gjatë ceremonisë së dasmës

Dasma veriore në shtëpinë e “Big Brother VIP” i vuri banorët në punë, pasi të gjithë nisën të ndanin rolet dhe të bëheshin gati. Çifti që do të martohej u zgjodh Beniada Nishani dhe Ardit Çuni.

Në javët e para të spektaklit u aludua se Arditi kishte pëlqim të madh për modelen seksi, por ajo nuk e shihte me të njëjtin sy. Këtë e deklaroi vetë Nishani kur tha që e ka shumë xhan Arditin, por ai nuk mund të jetë partneri i saj. Pas kësaj deklarate, të dy kanë mbetur miq të mirë, por tashmë nuk flejnë më në të njëjtin krevat, sepse secili ka hapësirën e tij.

Ditën e djeshme, teksa po bëhej gati bashkë me Palomën në dhomën e gjumit, Beniada foli për raportin që ka me Arditin. Ajo tha se që në fillim i ka ecur shumë mirë muhabeti me Arditin dhe se e ka shumë xhan.

“Unë Arditin e kam xhan, e kam thënë që në fillim. Se janë disa gjëra që nuk mund t’i shpjegosh, po që herën e parë që e njoha si njeri, më pëlqeu. Nuk e kam ndryshuar asnjëherë mendimin”,- tha Beniada.

Gjatë festës së zhvilluar mbrëmë në shtëpi, ku ishte ftuar dhe një orkestër,

Beniada dhe Arditi shkëmbyen një puthje në buzë, meqënëse po “martoheshin”.