Bëhen bashkë Ronaldo dhe Neymar (VIDEO)

1 muaj më parë

Bëhen bashkë Ronaldo dhe Neymar (VIDEO)

Dy superyjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë bërë bashkë.

Braziliani ka udhëtuar drejt Torinos, jo për të ju bashkuar Juventusit por për të realizuar një projekt.

Kjo padyshim që ka zgjuar kërshërinë e tifozëve.

Ky spot reklamues i sfidon ata në lojën e ping-pongut, që i dedikohet tregut brazilian.

Ney tash së fundi nuk është paraqitur tek skuadra e Paris Saint Germain, që ka nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e drejtorit sportiv, Leonardo, që ka deklaruar se kjo sjellje e Neymar do të ketë pasoja.

27 vjeçari ka pasur probleme që nga viti i kaluar me klubin ku luan aktualisht.

Ai është shumë i pakënaqur dhe po kërkon largimin.

Po përflitet një rikthim të mundshëm të tij tek Barcelona.