Bëhen 45 ditë që Kurti nuk del në asnjë konferencë për media

1 muaj më parë

Bëhen 45 ditë që Kurti nuk del në asnjë konferencë për media

Që nga 22 marsi, Albin Kurti nuk doli para mediave. Në disa konferenca mori pjesë zëdhënësi i qeverisë.

Herët në mëngjes ka një takim të rëndësishëm.

Kryeministri Albin Kurti del para zyrës së tij për ta pritur ministrin e jashtëm kroat, që i erdhi për vizitë.

Mirëpo nikoqiri, ndalet para mediave vetëm sa për t’u fotografuar, ndryshe nga homologia kosovare e kryediplomatit kroatit që doli në konferencë për media.

Por, kjo nuk është hera e vetme që shefi i qeverisë nuk del para gazetarëve për t’u përgjigjur pyetjeve.

Prej që ka marrë mandatin me 22 mars, kryeministri i vendit nuk është paraqitur në asnjë konferencë të vetme për media, pos asaj pas mbledhjes ceremoniale të qeverisë.

Madje, ky ngurroi të përgjigjet edhe pas ndonjë aktiviteti, ku prezent ishin gazetarët.

E nëse vazhdon me këtë qasje edhe pas prezantimit të programit qeverisës të premten, analisti politik Dardan Sejdiu thotë se do të ishte për keqardhje.

Ndonëse Kurti vetë nuk doli para gazetarëve, ishte zëdhënësi i qeverisë së tij, Përparim Kryeziu, ai i cili e bëri një gjë të tillë.

Kjo praktikë e paparë më herët në Kosovë, nuk po vlerësohet si doemos e keqe.

Paraqitjet e rralla para gazetarëve, kryeministri Albin Kurti nuk i pati edhe në mandatin e tij të parë.

Vitin e kaluar, sa ai mbajti pozitën e shefit të ekzekutivit për rreth 100 ditë, shpeshherë thirri konferencë për media.