Beckham dëshiron ta marrë në pronësi të klubit stadiumin e braktisur / Foto

6 ditë më parë

Beckham dëshiron ta marrë në pronësi të klubit stadiumin e braktisur / Foto

Duke bërë përgatitjet e fundit për të hyrë në MLS, klubi nga Miami ka publikuar planet që ta marrë në pronësi stadiumin e boshatirus Lockhart.

Inter Miami, klubi që është në pronësi të David Beckham, ka zbuluar që ka në plan ta shfrytëzojë për 2 vite stadiumin Lockhart.

Lockhart Stadium ishte në pronësi të Miami Fusion nga MLS, mirëpo klubi u shua në vitin 2001, duke lënë stadiumin në një gjendje të mjerueshme.

Ortaku i Beckham te klubi Inter Miami, Jorge Mas ka thënë që së bashku me Beckham “i kanë vënë syrin Lockhart Stadium” për ta marrë në pronësi. AktivPress