“Bebja” e Bugattit në vlerë prej 30.000 eurosh

2 javë më parë

“Bebja” e Bugattit në vlerë prej 30.000 eurosh

Bugatti ka prezantuar “Baby II”, veturë të cilën e shfaqi në panairin e Gjenevës vitin e shkuar.

Bëhet fjalë për replikën e modelit “Type 35”, veturë e prodhuar më 1936.

Versioni bazë i “Baby II” ka bateri prej 1.4 kWh dhe elektromotor prej 1.36 kuaj fuqi. Tërheq me rrotë të prapme dhe arrin shpejtësi deri në 25 km në orë.

Ata që duan më tepër, është edhe opsioni Vitesse me karroceri prej karboni, bateri prej 2.8 kWh dhe elektromotor me 13.6 kuaj fuqi. Arrin shpejtësi deri në 50 km në orë.

“Baby II” në të vërtetë është veturë për fëmijë, por edhe një replikë besnike. Pos enterierit të rafinuar ka edhe ndriçim LED, por edhe emblemën e prodhuar prej 50 gramëve argjendtë në pastër.

Kjo “lodër” e stilit të lartë nuk është e lirë, në fakt është tepër e shtrenjtë. Çmimi fillestar është 30.000 euro, ai i versionit Vitesse 43.000, kurse ai i Pur Sang 58.000.

Është paraparë të prodhohen 500 copë.

Çmimi përfshinë edhe anëtarësimin në “The Little Car Club” dhe “Bugatti Oëners Club”