Bebe Rexha zgjedh dy familje për t’ua rindërtuar shtëpitë

6 ditë më parë

Bebe Rexha zgjedh dy familje për t’ua rindërtuar shtëpitë

Bebe Rexha me të arritur në Shqipëri ka filluar takimet me personat e prekur nga tërmeti i së martës.

Këngëtarja ka shkuar në Bubq fillimisht ku është takuar me familjen Musa për të cilët ka vendosur tua rindërtoj shtëpinë e shkatërruar nga tragjedia e së martës.

Përveç familjes Musa, Bebe Rexha ka zgjedhur edhe një tjetër familje për rindërtimin e shtëpisë së tyre, këngëtarja ka konfirmuar se shtëpia e familjes Bushi do filloj rindërtimin së shpejti./Lajmi.net