Bebe Rexha udhëton me muzikë popullore shqiptare

4 javë më parë

Bebe Rexha udhëton me muzikë popullore shqiptare

Bebe Rexha e ka pohuar gjithnjë me krenari origjinën e saj shqiptare.

Së fundmi, 29-vjeçarja ka publikuar në rrjetin social “Instagram” video ku shihet duke kënduar dhe kërcyer disa këngë folklorike shqiptare, ndërkohë që po udhëton drejt Boston-it me të afërmit e saj, transmeton mapo.

“Si udhëtojmë drejt Boston-it”-ka shkruar ajo krahas videove, ku duket se po e shijon së tepërmi atmosferën e krijuar. Por kjo nuk është hera e parë që Bebe poston video të këtij lloji. Ajo ka treguar edhe më parë përmes videove të ngjashme se e pëlqen tmerrësisht muzikën në gjuhën shqipe dhe se nuk mundet dot të mos kërcejë me të.