Bebe Rexha ka një befasi për adhuruesit e saj

4 muaj më parë

Bebe Rexha ka një befasi për adhuruesit e saj

Bebe Rexha vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. E njëjta këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar edhe në koncerte të ndryshme bashkë me grupin “Jonas Brothers”.

Veç tjerash, biondja pohon se është duke punuar në projekte të reja dhe njërin prej tyre duket se e ka finalizuar.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social Instagram, 28-vjeçarja tregon se të premten lanson këngën e re dhe se është bashkëpunim.

“Befasi, e kam një bashkëpunim që do të dalë të premten, me kë mendoni se është?”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja shqiptare, përcjell telegrafi.

Gjithashtu, artistja të fundit këngë që publikoi është bashkëpunim me grupin “The Chainsmokers”.