Bebe Rexha jeton në Amerikë por asnjëherë nuk i harron zakonet shqiptare

2 javë më parë

Bebe Rexha jeton në Amerikë por asnjëherë nuk i harron zakonet shqiptare

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, tashmë jeton dhe ndjek karrierën profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe një pjesë të fansave të saj janë shqiptarë.

Rexha, publikoi një video në InstaStory, ku shihet bashkë me tezen e saj, teksa kujdesen për kopshtin në shtëpinë e këngëtares në Los Angelos.

Vihet re se komunikimi  mes tyre, shpeshherë është në shqip, dhe Bebe Rexha dëgjohet duke thënë “gjynah” për bimët e vyshkura.

Aristja nga Dibra nuk i harron zakonet shqiptare, edhe pse është rritur në një kulturë tjetër.

Në foto: Postimi i Bebe Rexh-ës në InstaStory