BE-ja investoi mbi 10 milionë euro në Shërbimin Korrektues

1 muaj më parë

BE-ja investoi mbi 10 milionë euro në Shërbimin Korrektues

Bashkimi Evropian ka mbajtur pjesën përmbyllëse të projektit për “Fuqizimin e Mëtutjeshëm të Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues në Kosovë”.

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës si dhe mbështetja e Kosovës në përmirësimin e standardeve të sektorit gjyqësor duke e fuqizuar më tej kornizën institucionale.

Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, potencoi se duhet të merren masa esenciale për të burgosurit në integrimin e tyre në shoqëri.

Apostolova theksoi se ky projekt ka dhënë praktikën me të mirë evropiane për shërbimin korrektues dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“BE e ka mbështetur Kosovën në sundimin e ligjit. E ka mbështetur edhe qendrën korrektuese, burgjet. Që nga viti 2010 shumë e financimit ka kaluar mbi 10 milionë euro. Personat në burgje janë të ndjeshëm dhe kanë drejt në të drejtat e tyre. Që nga burgu të kthehet në shoqëri duhet masa esenciale që të integrohet”.

“Ky projekt është dizajnuar për ndarjen e përvojave më të mira të Evropës në Kosovë. Besoj se ka dhënë një praktik të mire në sektorin e shërbimit korrektues dhe sundimin e ligjit”, u shpreh Apostolova, raporton EO.

Nga ana tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se Shërbimin Korrektues e sheh si sfidë e qeverisjes por edhe prioritet.

Haxhiu premtoi se do të punojë në draft ligjin për shërbimin korrektues në Kuvendin e Kosovës. Me tej, ajo premtoi kushte të mira dhe trajnime të stafit si dhe kontrollimin ne aftësive çdo dy vjet.