BE-ja i bën thirrje Kosovës që ta lejojë vizitën e Petkoviqit

2 javë më parë

BE-ja i bën thirrje Kosovës që ta lejojë vizitën e Petkoviqit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta rishqyrtojnë vendimin për ndalimin e vizitës së Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“E dimë që vizita e Petkoviq është paralajmëruar me rregull dhe në përputhje të marrëveshjes për vizita zyrtare”, është shprehur ai për Tanjug.

“I bëjmë thirrje Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin dhe t’ia lejojë vizitën”.

Stano ka theksuar se lejimi i vizitave zyrtare është pjesë e rëndësishme për normalizim të marrëdhënieve”.