BE dhuron 250 deve për të përkrahur luftën kundër xhihadistëve

1 muaj më parë

BE dhuron 250 deve për të përkrahur luftën kundër xhihadistëve

Bashkimi Evropian ka dhuruar 250 deve në Mauritania në Afrikë për të luftuar xhihadistët dhe për të forcuar kufirin.

Ardhja e deveve në qytetin Achemim, jo larg kufirit me Malin provokoi në reagime nga fshatarët, të cilët u befasuan.

Devetë së shpejti do të bëhen pjesë e ushtrisë Mauritaniane, për të ndihmuar në ruajtjen e pjesëve të largëta të kufirit nga sulmet xhihadiste.

Një komandat ushtarak dhe se devetë e reja do t’i japin një forcë të madhe ushtarëve.

Devetë u dhuruara janë pjesë e një ndihme prej 13 milion eurosh (14.7 milion dollarë) nga BE për të rritur zhvillimin dhe sigurinë e Mauritanisë.

Kjo qasje mbështet strategjinë e BE-së për rajonin Sahel i cili tani është në pararojë të luftës globale kundër terrorizmit./oranews