BB: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon

2 vite më parë

BB: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon

Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit pritet të arrijë në 4.4 për qind, kurse në dy vitet e ardhshme kjo rritje pritet të arrijë në 4.8 për qind. Rritja ekonomike është nxitur kryesisht nga investimet, konsumi dhe eksporti.

Marrë në përgjithësi trendi i rritjes ekonomik në Kosovë ka treguar performancë më të mirë sesa vendet e rajonit, është thënë gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, nga zyra e Bankës Botërore në Kosovë.

Agim Demukaj, ekonomist i Bankës Botërore në zyrën në Prishtinë, gjatë prezantimit të raportit, ka thënë se mesazhi tjetër i mirë për gjithë rajonin është se kthyer punësimi në nivelet para vitit 2008, do të thotë para krizës globale.