Bayerni dëshiron rikthimin e Douglas Costas

1 muaj më parë

Bayerni dëshiron rikthimin e Douglas Costas

Bayern Munich raportohet se ka shprehur interesim për rikthimin e Douglas Costas.

Bavarezët janë në kërkim të një anësori pas lëndimeve të Serge Gnabryt e Kingsley Comanit, ndërsa Costa që ka munguar te Juventusi për shkak të problemeve të tij me lëndime dhe me formë, shihet si zëvendësues ideal.

“Bild” shkruan se gjiganti gjerman e do rikthimin e brazilianit në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Costa ishte larguar nga Bayerni për te Juve në verën e vitit 2017.