Bayerni blindon Bundesligën, 10 pikë larg vendit të dytë

4 vite më parë

Bayerni blindon Bundesligën, 10 pikë larg vendit të dytë

Bayern Munchen ka mposhtur Eintracht Frankfurt me rezultat të pastër 3-0, në xhiron e 24-të në Bundesligën e Gjermanisë.

Si zakonisht, Lewandowski ishte lojtari kyç i Bayernit, duke lënë gjurmë edhe në këtë ndeshje, në të cilën i shënoi dy gola.

Goli i parë i Lewas u shënua në minutën e 38-të, pas një asisti të Thomas Muller, shkruan AktivPress.

Për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Douglas Costa, i cili shënoi në minutën e 41-të. Costa ditëve të fundit po i jep shumë sinjale Anchelottit që është lojtar për më shumë minutazh në fushë.

Për rezultatin përfundimtar, 3-0 shënoi Lewandowski në minutën e 55-të.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni largohet me 10 pikë më shumë nga Leipzig që mban vendin e dytë. /AktivPress

https://www.youtube.com/watch?v=eTxgR01ThR4