Skuadra e Carlo Ancelottit ka shënuar në të dy pjesët nga një gol për të siguruar fitoren e radhës në Bundesliga dhe të ngrit distancën me ndjekësit.

Goli i parë u shënua nga mbrojtësi spanjoll, Javi Martinez, i cili shënoi në minutën e 25 për 1-0 pas asistimit të Arturo Vidal, shkruan Telegrafi.

Edhe pse Bayern pati edhe shumë raste të tjera në këtë pjesë nuk arriti të gjej gol tjetër dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe një herë me anë të mbrojtësit tjetër spanjoll, Juan Bernat, që shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të.

Në vazhdim të ndeshjes, bavarezët arritën ta ruajnë mirë epërsinë, por edhe të shënojnë një gol tjetër në minutën e fundit me anë të Franck Ribery dhe në fund iu gëzuan fitores së radhës me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka 56 pikë në pozitën e parë, ndërsa Kolni renditet në vendin e shtatë me 33 pikë.