Batatina: Referim skandaloz, këtu nuk është Banja e Lluzhanit

4 vite më parë

Batatina: Referim skandaloz, këtu nuk është Banja e Lluzhanit

Llapi ka ndarë pikët me Ferizajn pasi ka luajtur me rezultatin e pastër 0-0 në “Zahir Pajaziti”. Por, trajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina mendon se rezultati ishte i padrejtë dhe i ndikuar nga gjyqtarët e ndeshjes.

“Ndeshjen Llapi-Ferizaj e vendosën gjyqtarët. Nuk u akorduan dy penallti për ne. Është një turp i madh. Nëse janë kundër nesh, më mirë të na tregojnë dhe të mos financojmë. Ky referim është më skandalozi i mundshëm”, deklaroi Batatina pas ndeshjes, përcjell GazetaSheshi.

Tekniku llapjan madje e ka edhe një mesazh të qartë për skuadrën e Ferizajt:

“Ferizaj mendoi që është në Bajën e Lluzhanit sepse futbollistët e tyre qëndruan të shtrirë gjatë gjithë kohës. Ndihmësit e mi e kanë matur kohën, nuk është luajtur futboll për 20 minuta. Gjithsesi ne s’do të ndalemi”, përfundoi ai.