Bastisje në shtëpitë e tre të dyshuarve në Junik

4 vite më parë

Bastisje në shtëpitë e tre të dyshuarve në Junik

Policia e Kosovës ka bastisur tre shtëpitë e të dyshuarëve në Junik dhe ka konfiskuar armë dhe fishekë.

Sipas raportit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatikë AK-47, tre karikatorë të kalibrit 7.62 mm , një karikator i revoles “TT” , 179 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 59 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe një gëzhojë.

Policia njofton se tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Aktivpress