Bashkimi mposht Ponte Prizrenin me rezultat 82:73

4 javë më parë

Bashkimi mposht Ponte Prizrenin me rezultat 82:73

Bashkimi ka fituar derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 82:73 (24:20, 20:18, 24:19, 14:16).

Bashkimi ka qenë më i mirë në tre çerekët e parë, duke fituar 24:20, 20:18 dhe 24:19, derisa ai i fundit i takoi Ponte Prizrenit 14:16, njofton Klan Kosova.

Ky ishte derbi i parë në këtë edicion mes dy skuadrave të Prizrenit, që dhuruan një ndeshje të bukur.

Stevie Clark ishte më i dalluari te Bashkimi me 26 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, derisa atë e ndihmuan Corey Ross me 14 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, Terik Bridgeman me 13 pikë e 12 kërcime dhe Ujkan Karanezi me dhjetë pikë e dhjetë kërcime.

Elliott Cole kishte 26 pikë për Ponte Prizrenin, derisa Urim Zenelaj kishte 16 pikë e 15 kërcime.

Bashkimi tani ka tre fitore dhe dy humbje, derisa Ponte Prizreni tre fitore dhe tre humbje.