Bashkimi fiton derbin me Prishtinën

4 javë më parë

Bashkimi fiton derbin me Prishtinën

Basketbollistet e Bashkimit kanë fituar derbin e Superligës ndaj atyre të Mabetex Prishtinës të dielën në kryeqendër.

Bashkimi triumfoi me 74:69, falë një çereku të katërt të shkëlqyer të cilin e fitoi me 14 pikë dallim (29:15).

Khadija Brown me 23 pikë dhe Aisha Balarabe me 23 pikë e 15 kërcime ishin më meritoret për fitoren e Bashkimit.

Te Prishtina më efikasja ishte Danisha Shaw me 27 pikë.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll të femrave.