Bashkëjetesë me modelen e “Playboy”, rrëfehet mbesa e ish-presidentit shqiptar

4 javë më parë

Bashkëjetesë me modelen e “Playboy”, rrëfehet mbesa e ish-presidentit shqiptar

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve big dhe regjisorëve në kinema. Këtë verë, Beniada ka pushuar në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia.

Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato vazhdojnë të argëtohen bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e ish- Presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.

Në fotot me bikini, ajo vjen në pozat sensuale me Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë thotë për miqësinë që ekziston mes dy vajzave vetë Beniada: Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo përgjigjet: Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku.

Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok. Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuam me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet: Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo.

Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless. Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja a ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj? “Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë.

Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, pohon ajo./Panorama plus