Bartomeu: Xavi do të jetë trajer i Barçës – herët ose vonë

4 javë më parë

Bartomeu: Xavi do të jetë trajer i Barçës – herët ose vonë

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar që herët ose vonë Xavi do të bëhet trajner i klubit.

Sidoqoftë, ai e ka theksuar se klubi është gati që ta përkrahë trajnerin aktual, Quique Setien, për sezonin e ardhshëm.

“Xavi do të jetë trajner i Barcelonës, herët ose vonë. Por tash për tash nuk po kërkojmë trajner, jemi me Quique-n”, ka thënë Bartomeu për TV3.

“Quique Setien do të udhëheqë ekipin në Ligën e Kampionëve dhe në këto dy ndeshjet e mbetura të La Ligës”.

“Kemi pasur një sezon shumë atipik, do të luajmë në gusht dhe ai do të jetë trajner. Nëse e kalojmë Napolin, do të jemi në Lisbonë”.