“Bardhezi” nga Agron Shala

2 javë më parë

“Bardhezi” nga Agron Shala

“Qëkur ndryshova pllakat e gramafonit, më mungon Ana B e jetës”, është njëri nga vargjet e shpalosura me titra e që përsëritet në instrumentalin e Agron Shalës.

Ai u është kthyer disa projekteve muzikore që i kishte në vitin 2006.

Pa presionin e kohës e me shumë përkushtim, ai po e përthekon punën e tij disavjeçare në albumin që do ta titullojë “Bardhezi”, raporton KOHA.

Në këtë projekt, Shala ka përfshirë një numër të madh bashkëpunëtoresh në rreth 80 minuta muzikë, kompozuar e aranzhuar prej tij.

Agron Shala, i cili ka publikuar edhe tri albume të tjera, këtë e konsideron shumë të veçantë.

Aty ka përfshirë edhe vargje të poetit Xhevdet Bajraj dhe pamje të realizuara nga fotografi Fahredin Spahija.

Këtë album konceptual e ka titulluar “Bardhezi”, pasi që kapërcen nëpër faza të ndryshme të jetës. Shala thotë se ky projekt depërton nëpërmjet gjuhës universale të muzikës.

Planifikon që këtë album ta publikojë brenda këtij viti. “Bardhezi” i dramaturgut Agron Shala, gazetar e redaktor, ish-drejtor i teatrit “Dodona” në Prishtinë, do të vijë pas albumeve “Zerokoha” më 2002, “Dy” i vitit 2003, “Sot nuk dua të vdes” i vitit 2006.