Barcelona siguron Griezmann-in që mbetet në Camp Nou

3 muaj më parë

Barcelona siguron Griezmann-in që mbetet në Camp Nou

Barcelona e ka siguruar Antoine Griezmann-in se llogarit në të në të ardhmen, sipas raportimeve nga ESPN, përcjell Klan Kosova.

Sulmuesi francez nuk ka arritur ta gjejë veten në formacionin standard të trajnerit Quique Setien që kur u kthye La Liga muajin e kaluar.

Sidoqoftë, Barcelona beson se Griezmann ka ende për të ofruar, dhe i është thënë që pozicioni i tij në klub është i sigurt.