Barcelona ia premton Lautaros vendin e Suarezit

2 muaj më parë

Barcelona ia premton Lautaros vendin e Suarezit

Sipas asaj që raporton Sport, Lautaro Martínez është gati për t’i thënë OK Barcelonës.

Edhe pse Real Madridi ka hyrë në garë muajt e fundit, Barcelona ka përparësi për të rrëmbyer lojtarin dhe tani sipas Sport, atij i është premtuar një vend në 11-she.

Barca i ka premtuar se do të jetë titullar nëse transferohet gjatë verës në ‘Camp Nou’, cka do të thotë se Luis Suarez mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Barcelonës.

Transferimi i Lautaros do t’i kushtonte Barcelonës 111 milionë euro, aq është klauzola e argjentinasit, pasi Interi nuk pranon të negociojë për ndonjë çmim tjetër.

Është raportuar se Arturo Vidal, Coutinho ose Dembélé mund të përfshihen në transferimin e Lautaros, gjithmonë nëse Antonio Conte jep dritën e gjelbër se ndonjëri prej futbollistëve që ofron Barça, do t’i ndihmonte Interit. /Gazeta Express/