Barcelona e paarritshme

3 vite më parë

Barcelona e paarritshme

Barcelona ka regjistruar fitoren e gjashtë me radhë në La Liga, pas triumfit në udhëtim te Girona.

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Në xhiron e gjashtë të besuarit e Ernesto Valverdes fituan derbin katalunas ndaj Gironas me rezultat 3:0, shkruan Gazeta Express.

Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore – 20 gola të shënuara dhe vetëm dy të pësuara, ky është bilanci i Barcelonës deri më tani në La Liga, më mirë se çdo skuadër tjetër.

Barça deri më tani ka grumbulluar 18 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi. /Express