Barcelona e do sulmuesin Mikel

3 muaj më parë

Barcelona e do sulmuesin Mikel

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, raportoi “Diario Sport” të mërkurën.

Barcelona e ka përcjellë 22-vjeçarin nga afër gjatë edicionit të shkuar dhe ka mbetur e kënaqur me paraqitjet e tij.

Mikel ka shënuar 14 gola në të gjitha garat për Sociedadin edicionin e shkuar, kurse te Spanja ka debutuar në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020” kundër Suedisë, ku gjithashtu shënoi gol në fitoren 3:0, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh. Oyarzabal është produkt i Sociedadit, kurse pjesë e ekipit të parë është prej janarit 2017.