Barça e do Fernandesin

1 muaj më parë

Barça e do Fernandesin

Gjiganti katalunas ia ka vënë syrin mesfushorit kualitativ të Sporting Lisbonës, të cilin synon ta huazojë tek Valencia deri në verë

Barcelona ia ka vënë syrin mesfushorit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Super Deporte”.

Gjiganti katalunas e ka arritur pothuajse marrëveshjen për transferimin e Rodrigos nga Valencia.

E ndërkohë, “Blaugrana” po planifikojnë t’ia japin Fernandesin në formë huazimi Fernandesin deri në fund të këtij sezoni.

Interesim për futbollistin portugez ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.

Fernandes po shkëlqen në fanellën e Sporting Lisbonës dhe forma brilante pritet ta shpërblejë atë. /Express/