Barça do t’ia japë edhe një shans Griezmannit

2 muaj më parë

Barça do t’ia japë edhe një shans Griezmannit

Ditëve të fundit spekulohej se sulmuesi francez mund të shkëmbehet me brazilianin Neymar

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndahet me Antoine Griezmannin gjatë verës së ardhshme.

Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Së fundmi flitej se sulmuesi francez mund të shkëmbehet me Neymarin, për të përfunduar në Paris Saint-Germain.

Gjiganti katalunas është mjaft i interesuar për sulmuesit Neymar dhe Lautaro Martinez.

Mirëpo, mediumi spanjoll siguron se përkundër këtij fakti, ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk do të largohet nga Camp Nou.

Kampioni i botës me Francën nuk ka shpërthyer ashtu siç pritej tek Barça, por kampioni aktual spanjoll dëshiron t’ia japë atij edhe një mundësi në sezonin që vjen.

Ndërkohë, drejt fundit të eksperiencës katalunase po shkon Luis Suarez, i cili mund të largohet këtë verë në vitin 2021. /Express/