Balerinët me shfaqje pikëlluese në homazhin për Ahmet Brahimaj

2 muaj më parë

Balerinët me shfaqje pikëlluese në homazhin për Ahmet Brahimaj

Në hyrje të Teatrit Kombëtar të Kosovës është zhvilluar ceremonia e homazhit për të nderuar figurën e të ndjerit Ahmet Brahimaj, ish-balerinit dhe ish-drejtorit të Baletit të Kosovës.

Aty është vendosur fotografia Brahimajt ku pritet të vihen kurora lulesh për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, njofton Klan Kosova.

Në fillim të ceremonisë, balerinët me lot në sy e kanë zhvilluar një shfaqje për ta nderuar mentorin e tyre tashmë të ndjerë.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se lajmi për vdekjen e Ahmet Brahimajt i ka pikëlluar të gjithë sepse ai ka qenë njeri shumë i dashur për të gjithë.

“I kam ftuar balerinët që ta bëjnë këtë shfaqje për të nderuar figurën e Ahmet Brahimajt. Performanca e tyre u zhvillua me lot në sy. Kjo na pikëllon të gjithëve sepse ka qenë një njeri i dashur që do t’i mungojë baletit kosovar”.

“Takimin e fundit në Prishtinë e ka pasur me mua. Kemi pasur një takim 1 orë e gjysmë ku kemi diskutuar për kulturën”.

“Kontributi i tij do të jetë i pashlyeshëm. I ngushëlloj të gjithë familjarët dhe balerinët që i ka lënë mbrapa”.

Kujtojmë se varrimi i ikonës së baletit kosovar do të bëhet sot në fshatin Novosellë të Pejës duke filluar në ora 16:00.