Bajram Baja kërkon që Qeveria e ardhshme ta përfundojë mandatin

2 javë më parë

Bajram Baja kërkon që Qeveria e ardhshme ta përfundojë mandatin

Bajram Baja nga fshati Bajë në ditën e zgjedhjeve të parakohshme ka kërkuar që Qeveria e ardhshme ta përfundojë mandatin.

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka thënë se një herë vet po i zgjedhim përfaqësuesit politik, por “pas një jave po themi se ky nuk vyen”.

“Unë kam dalë me të votoj dhe i uroj gjithë shqiptarët për këto zgjedhje. Kush fiton – fiton, por me zgjedh me të mirin – është mirë”.

“Krejt shqiptarët janë të mirë sepse luftojnë për vendin e vet. Pas këtyre zgjedhjeve Qeveria është mirë ta përfundojë mandatin. Ne njëherë vet po i zgjedhim dhe pas një jave po themi se nuk vyejnë”.