Bahtiri kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme: Do të ketë pasoja më të mëdha

3 muaj më parë

Bahtiri kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme: Do të ketë pasoja më të mëdha

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ai është kundër iniciativës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Bahtiri ka thënë se një prej arsyeve që ai po e kundërshton këtë iniciativë është se Qeveria aktuale nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e vendit.

“Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë. Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatërrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta”, ka thënë ai.

Kryetari i Mitrovicës po ashtu ka dënuar sulmin ndaj Kryetares së Kuvendit që ju bë nga një deputet i LDK-së.