Avionët luftarakë të Izraelit hedhin në erë Damaskun

2 javë më parë

Avionët luftarakë të Izraelit hedhin në erë Damaskun

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane njofton se avionët luftarakë të Izraelit kanë lëshuar një sërë raketash drejt zonës së Damaskut të premten, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Izraeli ka sulmuar Sirinë si pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar ndikimin e Iranit në rajon, i cili ka mbështetur Presidentin Bashar al-Assad në luftën që shpërtheu në vitin 2011.

Sulmi i fundit izraelit i raportuar nga media shtetërore siriane ishte më 25 dhjetor të vitit të kaluar, ku nga një sulm raketor mbetën të plagosur tre ushtarë sirianë./AktivPress