Avionët amerikanë pastrojnë ishullin e “infektuar” nga ISIS me 40 ton eksploziv

5 ditë më parë

Avionët amerikanë pastrojnë ishullin e “infektuar” nga ISIS me 40 ton eksploziv

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA deklaroi të martën se avionët ushtarakë amerikanë kanë hedhur 40 ton bomba në një ishull përgjatë lumit Tigris i cili ishte okupuar nga anëtarët e grupit të Shtetit Islamik.

Një video u shpërnda në Twitter nga ushtria të martën.

“Ja si duket kur avionët  amerikanë F15 dhe F35 hedhin 36,000 kg bomba në një ishull të “infektuar” ISIS”, shkruante zëdhënësi i Operacionit.

Videoja tregonte shpërthime masive duke krijuar re si kërpudha që lëshoheshin nga ishulli Qanus i cili ishte vënë në shënjestër të  bombardimeve.

Trupat irakenë kundër-terrorizmit shihen gjithashtu në video duke parë operacionin nga toka.

Koalicioni tha se avionët ushtarakë F15 dhe F35 morën pjesë në bombardimet në ishullin Qanus në provincën qendrore të Salaheddine, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Sulmi i së martës është pjesë e operacioneve të kryera nga forcat irakene dhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër ISIS.

Maj Gen Eric T. Hill deklaroi javën e kaluar se  sulmimi i luftëtarëve të ISIS dhe rrjeteve të tyre mbështetëse në të gjithë Irakun mundësoi qëndrimin e vazhdueshëm të qeverisë irakiane për përpjekjet e rindërtimit.

“Ne e dimë se ata janë fshehur në hapësirat e pa qeverisura dhe se ISIS po përpiqet të rigjenerohet,” tha Hill më 2 shtator.

Ai deklaroi se koalicioni do të ‘qëndrojë këtu dhe do të mbështesë Forcat e Sigurisë Irakiane derisa të mos ishte më e nevojshme ”.

ISF, i mbështetur nga koalicioni, po sulmojnë rrjetet e ISIS dhe po degradojnë aftësitë e tyre.

Në gusht, OIR dhe Forcat Demokratike Siriane raportuan se arrestuan më shumë se 225 luftëtarë të dyshuar të ISIS në 4 muajt e fundit dhe larguan 18,143.695 kg eksploziv nga fusha e betejës brenda dy muajve.

Gjatë të njëjtit muaj, mbi 200 bomba u hodhën mbi grupin terrorist./oranews