Avdullah Hoti e përkujton me vonesë Smajl Hajdarajn

3 muaj më parë

Avdullah Hoti e përkujton me vonesë Smajl Hajdarajn

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, në orët e vona, e ka përkujtuar Smajl Hajdarajn, i cili u vra 19 vjet më parë.

Hoti ka thënë se Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“19 vjet më parë, në ditë lirie, u vra deputeti që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

“Smajl Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Hajdarajn, gjatë ditës e kanë përkujtuar shumë personalitete politike./AKTIV PRESS/