Ava Max, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare publikon albumin e parë

1 muaj më parë

Ava Max, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare publikon albumin e parë

Ava Max, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka arritur një tjetër sukses ne karrierën e saj.

Pas dy vitesh debutimi në tregun ndërkombëtar, artistja ka nxjerrë në treg albumin e saj të parë.

“Heaven nad Hell” titullohet albumi i parë debutues i këngëtares shqiptare, që në shqip do të thotë “Parajsa dhe ferri”.

Ava Max, ndau me ndjekësit në llogarinë e saj personale në Instagram lajmin se tashmë albumi i saj i parë është i disponueshëm në të gjitha platformat online dhe si kopje fizike në dyqane.

“Pritja për ‘Heaven and Hell’ më në fund ka mbaruar! Avatars (fansa), faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni treguar në çdo hap të rrugës. Jam shumë krenare për këtë album dhe shpresoj që do t’ju bëjë të kuptosh sa të fortë jeni dhe të mos pushosh kurrë së qeni vetja juaj e vërtetë. Ju dua … ky është vetëm fillimi”, ka shkruar 25-vjeçarja në Instagram.