Austri/ Shkuan në restorant për të festuar, 50 serbë rrihen me njëri tjetrin

3 muaj më parë

Austri/ Shkuan në restorant për të festuar, 50 serbë rrihen me njëri tjetrin

Të paktën 50 persona kanë marrë pjesë në një rrahje masive në Vjenë, kur anëtarët e një familje serbe u mblodhën në një restorant.

E pas intervenimit të policisë për ta vënë nën kontroll situatën, në pranga kanë përfunduar katër persona, por ka pasur edhe të lënduar.

Kjo familje e madhe serbe ishte mbledhur në një restorant në Vjenë për të festuar, por siç raportojnë mediat austriake, ky takim nuk shkoi ashtu siç duhej.

Aty shpërtheu rrahja masive që u zhvendos edhe në rrugë, ndërkohë kamarieri i restorantit lajmëroi policinë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policët mbetën të shokuar kur panë se si mbi 50 persona rriheshin me njëri-tjetrin. Për ta vënë nën kontroll situatën kërkuan përforcime, madje bllokuan rrugët ku më pas kanë pësuar edhe arrestimet e para.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë konfirmuar se disa perona janë lënduar si dhe policia pranoi se katër janë prangosur. Deri më tani nuk dihen motivet e rrahjes, por jozyrtarisht thuhet se kishin një mosmarrëveshje brenda anëtarëve të familjes.