Aurela Gaçe publikon këngën kundër dhunës së burrave ndaj grave

10 muaj më parë

Aurela Gaçe publikon këngën kundër dhunës së burrave ndaj grave

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka publikuar këngën e saj “Veten dua gjallë”.

Mesazhi i këngës së saj, është kundër dhunës ndaj grave në familje.

Në klipin e këngës, Aurela ka vendosur të marrë vetë pjesë dhe luan rolin e një gruaje të dhunuar nga bashkëshorti.

Teksti :

S’më ka parë te qajë

Le t’më shohë tani

I kam thënë më fal

Unë për fajet e tij

Çfarë kërkon më shumë ai ?

Të më shkelë, s’më shkel njëri

Ref

E kam mbushur sot

Një valixhe plot me lot

Se e dua plot, sa e di një Zot

E di një Zot

Më lëndon ,lëndon e unë e fal

Por do shkoj se veten dua gjallë

Sa shumë tokë e ujë

Me të do t’më ndajë ,

E kur të mos më ketë,

Lotët vetë le ti thajë

Jetën s’ma ka dhënë ai

E t’ma marrë s’ma merr njeri