Audi RS Q8-shi me detaje nga ari e çmim marramendës

2 muaj më parë

Audi RS Q8-shi me detaje nga ari e çmim marramendës

Kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Manhart Performance, paralajmëron projektin më të ri të quajtur “RS 900”, të cilin e ka dedikuar për modelin RS Q8 të Audit.

Ndër të tjera, Manhart zbuloi se për projektin “RS 900” ka zgjedhur përforcimin e motorit 4.0-litër Twin-Turbo V8 në plot 661 kW/900 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Por, kjo kompani aktualisht nuk ka zbuluar të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale. Kujtojmë se RS Q8 standard shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë arrin për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 280 km/h.

Manhart, po ashtu, ka modifikuar edhe marshin automatik me 8 shpejtësi si dhe me projektin e ri, ky RS Q8 do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, pjesë e projektit të ri të Manhartit janë: sistemi i ri sportiv i shkarkimit të gazrave nga çeliku, kofanoja nga fibra të karbonit, disa detaje nga ari, amortizatorët e modifikuar (modeli bëhet më i ulët për 30mm), set i rrotave 23-inçësh nga alumini, si dhe enterieri i modifikuar duke përfshirë material nga lëkura “Alcantara”, detaje nga ari, etj.

Manhart RS 900 do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 10 njësive me çmim marramendës, 280,000 euro për një njësi.