Atletico merr Felixin për 120 milionë euro

4 muaj më parë

Atletico merr Felixin për 120 milionë euro

Atletico Madridi raportohet se është gati të kompletojë transferimin e Joao Felixit nga Benfica.

Sipas raportimeve nga mediumet spanjolle, talenti portugez do të zyrtarizohet së shpejti në Madrid.

Atletico raportohet se ka paguar 120 milionë euro për shërbimet e 19-vjeçarit.

Felix tek Atletico pritet të zëvendësojë Antoine Griezmannin që ka konfirmuar largimin.